Kelmendi-Ismajlit: Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK-së

Aktuale September 13, 2017 - 22:04

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi  përmes një postimi në Facebook  ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili u shpreh se 4 vdekjet e cilësuara si të dyshimta në QKUK nuk kanë ndodhur nga faktori njeri, por nga kompania pa liçencë që ka furnizuar me gaz.

“Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ja postimi i plotë i Kelmendit:

Ministër Ismaili, unë e di që nuk je mjek me profesion, por e di që është ma mirë me folë të drejtën se sa me dalë qesharak para opinionit.

Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK.

Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK -së Curr Gjocajn, i cili mbanë përgjegjësinë kryesore përshkak të keqmenagjimit.

E di se pak e ke të vështirë, ngase Curr Gjocaj është i emëruar nga njerëzit e PDK-së.

Por, nëse ia don të mirën e qytetarëve dhe shëndetësisë kosovare, duhesh ndëshkuar fajtorin, qoftë edhe nëse është nga partia juaj.