BE do të ndihmojë Kosovën në avancimin e sundimit të ligjit

Aktuale September 13, 2017 - 17:09

Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se BE vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në procesin e avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, të cilin e uroi për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë.

Ajo njëkohësisht nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.