Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj për vizitë pune në Kroaci

Aktuale September 13, 2017 - 16:26

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj po qëndron në vizitë pune në Zagreb të Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, Totaj do të ketë takime me autoritetet e larta të qytetit të Zagrebit, organizata dhe grupe të ndryshme me ndikim në funksionimin e qytetit.

Po ashtu, Totaj ka në agjendë edhe takime me shumë shoqata të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Zagreb, ku një pjesë e madhe vijnë nga rajoni i Prizrenit.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave dhe marrjes së shembujve të mirë për t’i zbatuar më pas edhe në qytetin e Prizrenit.