Pacolli vazhdon takimet formale, pret ambasadoren kroate

Aktuale September 13, 2017 - 15:38

 

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanović, kanë zhvilluar takim formal, në të cilin, përfaqësuesja kroate ka uruar Pacollin me rastin e pranimit të detyrave të reja si zv.kryeminister dhe ministër i Jashtëm.

Ambasadorja kroate i ka shprehur Pacollit vazhdimësinë e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

Zv.kryeministri e ka njoftuar me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike./Express/