ATK: Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve tanë

Aktuale September 13, 2017 - 14:34


Administrata Tatimore e Kosovës thotë se me datën 13.09.2017, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, njoftimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, me të cilin njoftohet ATK se pas përfundimit të hetimeve nuk ka ekzistuar dyshim i bazuar lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga tre zyrtarët e ATK-së, dhe si rezultat i kësaj Prokuroria me Aktvendimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, ka pushuar hetimet ndaj zyrtareve të ATK-së.

ATK bën të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me kallëzimin penal të paraqitur nga Policia e Kosovës. 

"Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimin ndaj zyrtareve të ATK-së, si rezultat i kallëzimeve penale të paraqitura nga Policia e Kosovës, prandaj ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarrura nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtareve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin", thuhet në njoftim.