Aktuale

​Scott: Dialogu për Kosovën? Problem i brendshëm

​Scott: Dialogu për Kosovën? Problem i brendshëm
13 shtator 2017 • 12 : 18 foto • zëri.info

 Ambasadori amerikan në Serbi,Kyle Scott ,ka deklaruar sot në Beograd se dialogu i brendshëm për Kosovën, i cili po paralajmërohet në Serbi është një hap i mirë, shkruajnë mediet serbe, transmeton portali “Zeri.info”.

“ Kjo pyetje po shtrohet në adresë të gabuar. Sa kuptoj unë presidenti Vuçiq ka hapur një dialog të brendshëm , ndërsa unë jam diplomat”, ka theksuar ai.

Scott ka shtuar se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Serbisë dhe prêt rezultate nga dialogu.

I pyetur për hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Scott ka përsëritur se kjo nuk është pyetje për të, por për ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë. /Zëri/

© zëri.info