Gecaj: Shpejtim Bulliqit i ra maska

Aktuale September 13, 2017 - 11:20

Pas vendimit të kryeminsitrit Ramush Haradinaj, që ta shkarkojë komisionin për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ka reaguar Bajram Gecaj nga LDK, me ç’rast ka thënë se Haradinaj tash duhet ta vendosë kufirin aty ku ka pretenduar se është, gjatë tërë qeverisjes së kaluar.

Ai në një prononcim për “zeri.info”, ka thënë se shkarkimi i ish-udhëheqësit të këtij komisionit, Murat Meha, ka ardhur vetëm për sy të publikut, kurse ka vlerësuar se ish-deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi (i cili u emërua në krye të komisionit), i ka rënë maska përfundimisht.

“Ramush Haradinaj duhet ta mbajë fjalën dhe ta vendosë vijen kufitare atje ku ka pretenduar se duhet të jetë, dhe për arsye të së cilës ka përdorur mjetet jodemokratike për përmbysjen e pushtetit, e që vërtetë ishte vetë politizim i skajshëm i një çështjeje së cilës kjo i duhej më së paku”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ka konsideruar se shkakrimi i Mehës ka ardhur vetëm për sy të publikut.

“Ndërsa qeveria Haradinaj vetëm ka shkarkuar për hir të opinionit publik një njeri i cili edhe ashtu kishte dhënë dorëheqje. Ndërsa përfundimisht Shpejtim Bulliqit i bie maska duke u futur në ‘strofullën’ në të cilën ishte joformalisht”, ka shtuar ai./Zeri