BE e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Aktuale September 12, 2017 - 17:33

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit, njofton kumtesa, përcjell “Zeri.info”

“Ambasadorja Apostolova e përgëzoi Pacollin për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Pacolli ka falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë për vizitën, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e tij të plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit./Zeri/.