Haradinaj në QKUK, premton përmirësim të gjendjes në shëndetësi (VIDEO)

Aktuale September 12, 2017 - 11:18

 

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj pas një dite të ngjeshur që ka pasur me marrjen e detyrës së re si shef i ekzekutivit në mbrëmje ka qëndruar për vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vizitën në këtë institucion,  numri në i Qeverisë  e bëri së bashku me zëvendësin e tij Behxhet Pacollin dhe ministrin e ri të Shëndetësisë, Uran Ismajlin.

Atje Haradinaj e Ismajli premtuan përmirësim të gjendjes në shëndetësi, njofton Klan Kosova.