Gllogjanasit, krenarë me Ramushin

Aktuale September 12, 2017 - 08:19

Bashkëfshatarët e tij duan të besojnë se Ramush Haradinaj nuk do të ndryshojë, por do t’i prijë sundimit të ligjit. E ajo për të cilën më së shumti duan që njeriu i tyre të bëhet promotor është hapja e vendeve të reja të punës, transmeton zeri.info.

Derisa në Prishtinë po bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, në vendlindjen e tij, në Gllogjan, bashkëfshatarët po i gëzohen çastit kur njeriu që u rrit me ta po parakalon në tepihun e kuq drejt dyerve të udhëheqjes së Qeverisë së vendit.

“Është njeri i fjalës”, thonë ata me të cilët takohesh e flet për Ramush Haradinaj, që të hënën nisi zyrtarisht detyrën si i pari i Qeverisë. Bashkëfshatarët e tij duan të besojnë se Ramush Haradinaj nuk do të ndryshojë, por do t’i prijë sundimit të ligjit. E ajo për të cilën më së shumti duan që njeriu i tyre të bëhet promotor është hapja e vendeve të reja të punës, transmeton zeri.info. 

 Flamujt kombëtarë dhe Memoriali i Dëshmorëve në Gllogjan të flasin për historinë e familjes Haradinaj, si dhe atyre përreth kësaj zone të Dukagjinit, që u vranë si pjesëtarë të UÇK-së. Bashkëfshatarët flasin si Haradinaj u dëshmua në luftë, duke besuar se nuk do të “dorëzohet” as në paqe në udhëheqjen e Qeverisë drejt stabilitetit ekonomik dhe ligjor të vendit. Një pjesë e banorëve hezitojnë të ndalen dhe të flasin, por një pjesë tjetër mezi nuk presin të shprehen për bashkëfshatarin e tyre. /Zeri/ (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri)