Erërat e forta rrëzojnë kulmin e një shtëpie në Obiliq (Video)

Aktuale September 11, 2017 - 19:14

Një shtëpie i është rrëzuar komplet kulmi.

Sipas një videoje të dërguar në redaksinë e “Indeksonline”, shihet që pjesët e kulmit kanë rënë deri në rrugën kryesore, duke krijuar vështirësi për kalimin e veturave.

Kjo ngjarje është pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut në vend.