Haradinaj: Sot do të punohet deri vonë

Aktuale September 11, 2017 - 18:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të mbledhjes ka thënë se sot do të punohet deri në orët e vona, raporton zeri.info.

"Do të punohet sot deri vonë, do të vazhdoj të punoj shumë, jo 24 orë, por shumë", ka deklaruar ai.

Haradinaj më tej, ka thënë se të hënën do t'i dorëzohet parlamentit programi qeveritar.

Ai më tej, ka thënë se kjo qeveri nuk duhet t'i fajësojë paraardhësit për mospunën e tyre, por duhet te shikojë përpara.

"Kjo qeveri s'do të kthehet mbrapa të ankohet sa keq ka punuar dikush, por do të shkojë përpara", ka shtuar ai, raporton "Zeri.info".

Ndërkohë, ka përmendur edhe shkarkimin e komisionin për shënjimin e kufirit shteteror, ashtu siç edhe u raportua më parë. /Zeri