Basha uron Haradinajn: Kam besim se do t’ia dilni në këtë sfidë

Aktuale September 11, 2017 - 14:42

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn për marrjen e kësaj detyre.

Në urimin e dërguar nga kryedemokrati, Basha ndër të tjera thotë:

“Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballuar edhe sfida të tjera në historinë e Kosovës”, ka shkruar Basha në urim.