Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së ministrit të MPB-së

Aktuale September 11, 2017 - 12:21

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ish-ministri Hyseni ka uruar për detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, ministrin Sefaj. Ndërsa ministri i ri i MPB-së, Flamur Sefaj, falënderoi ish-ministrin Hyseni për punën që ka bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar.

Image