Ja çka i kërkoi Isa Mustafa, Ramush Haradinajt

Aktuale September 11, 2017 - 12:04

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para pak minutash ia ka dorëzuar zyrtarisht postin e kryeministrit, tashmë të zgjedhurit e kësaj pozitë, Ramush Haradinajt.

Me këtë rast, Mustafa e ka uruar Haradinajn që t'i realizojë detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Një prej tyre që ka përmendur Mustafa është Marrëveshja për Stabilizim Asociim.

Me rastin e pranimit të detyrës, Haradinaj ka falënderuar ish të parin e ekzekutivit, Isa Mustafa.