Abazi: Qeveri me këmbë qelqi, nuk mund të ndërmarrë veprime përmbajtjesore

Aktuale September 11, 2017 - 10:58

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se tani kemi të bëjmë me një Qeveri me nivel të ulët të përkrahjes në numra. Si rrjedhojë, sipas Abazit, është krijuar një mundësi e madhe e krijimit të hapësirave favorizuese e përfituese të individëve dhe grupeve politike.

“Kjo Qeveri është me këmbë qelqi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të besohet se mund të ndërmarrë veprime përmbajtjesore”, ka thënë Abazi.

Më tutje Abazi ka shtuar se kjo gjendje nuk i shkon në favor progresit të vendit dhe është fatkeqësi që kryeministri Haradinaj po përballet me një gjendje të tillë.

“Unë mendoj që shkuarja në zgjedhje të reja apo krijimi i hapësirës së rinegocimit të marrëveshjes për Qeveri me konceptin e Qeverisë së unitetit nacional janë zgjidhjet e vetme për të dalë nga këtu dhe për të mos sjellë vendin në situatë edhe më të vështirë sesa që është”, ka thënë ai më tej.

Megjithatë, Abazi ka thënë se shumë në mënyrë të çuditshme i ka rënë Haradinajt të paguajë koston e dështimeve të lidershipit të PDK-së që nga shpallja e pavarësisë. /Zeri.