Pacolli: Koalicioni PAN-AKR u bë me bekimin e ndërkombëtarëve

Aktuale September 05, 2017 - 00:00

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se koalicioni i AKR-së me PAN është bërë me bekimin e ndëkombëtarëve, njofton Klan Kosova.

“Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë”, tha Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Është një punë shumë e madhe e bërë me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës”.

“Nuk mund t’ju them se kush janë ata, por janë miq të mëdhenj të Kosovës”.

“Në ora 3 më kanë ardhur dokumentet dhe garancionet që unë mund të ec përpara”.

“Nuk kam vepruar asgjë pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”.