Pacolli i jep fund bashkëpunimit me LAA-në

Aktuale September 04, 2017 - 13:49

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka dhënë fund bashkëpunimit me koaliconin LAA, raporton Zeri.info.

Pas një takimi që ai pati me krerët e LDK-së sot, bëri të ditur se AKR tash e tutje do të veprojë e vetme.

“Z. Mustafa është një mik i imi, një njeri i drejtë që e respektoj shumë. Kemi punuar jashtëzakonisht shumë me z.Mustafa. Tash rrugët tona ndahen, ne kemi pak deputetë, tentojmë ta krijojmë një grup parlamentar dhe të funksionojmë në paralment si të pavarur”, deklaroi ai pas takimit.

Pacolli më tej, tha se tash e tutje, AKR do të veprojë në interes të vendit dhe të qytetarëve të Kosovës./Zeri