Havolli i kundërpërgjigjet Dacit

Aktuale September 03, 2017 - 17:00

Këshilltari i Isa Mustafës, Sokol Havolli i është kundërpërgjigjur ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, i cili dikur ishte e pjesë e strukturave të larta të LDK-së, transmeton “Zeri.info”.

Daci LDK-në e kishte krahasuar me SPS-në e Sllobodan Millosheviqit mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i këshilltarit të k kryeministrit në detyrë.

LEXO EDHE: Daci: LDK-ja do ta ndjekë fatin e SPS së Millosheviçit (VIDEO)

Havolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar Dacit, por pa përmendur emër ka shkruar se “Juve që herë hyni e herë dilni e herë e kallxoni vetën si baballarë të LDK-së e herë si të partive tjera e si interpretues të së drejtës: ju ka ecë vakti”.

Reagimi i plotë i Havollit:
 

Juve që her hini e her dilni e her e kallxoni vetën si baballarë të LDK-së e her si të partive tjera e si interpretues të së drejtës: ju ka ecë vakti.

Kolë Berisha krejtve ju manë në xhep të vogël.

Dinjitet ka reflektu Kola, e ju tjerët, gjithçka, pos dinjitet jo.

Argat jeni, po argat të huaj.