Marko Gjuriq i kundërpërgjigjet Edita Tahirit

Aktuale August 23, 2017 - 12:34

Edita Tahiri duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare, si dhe të ndalojë së kërkuari domosdoshmërinë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Lidhur me pretendimet e ministres në largim për Dialog, Edita Tahiri  për të dyshuar në seriozitetin e nismës së Presidentit serb për dialog të brendshëm mbi Kosovën, Gjuriq tha se “Tahiri, të cilin BE në disa raste e ka ndalur në përhapjen e keqinformimit në përmbajtjen dhe rezultatin e bisedimeve në Bruksel, është personi i fundit që mund ta akuzojë dikë për gënjeshtër”. /KlanKosova/