Konfirmon Haradinaj: Nesër mund të mos jemi në seancë! (VIDEO)

Aktuale August 23, 2017 - 12:20

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i parë lëvizjet e fundit politike të AKR-së, ka thënë se gjasat janë shumë të mëdha që nesër të ketë shtyrje të seancës konstituive të Kuvendit, raporton “Zeri.info”

”E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Jemi ende në përpjekje të kemi seancë. ekziston mundësia reale që edhe nesër të ketë shtyrje”, ka deklaruar Haradinaj, raporton “Zeri.info”, i cili shtoi se janë duke bërë përpjekje që të bëjnë një marrëveshje siç deklaroi ai, më gjithëpërfshirëse.

I pyetur nëse kanë arritur marrëveshje me Behgjet Pacollin e AKR-së, ai tha se jemi në konsulta të vazhdueshme.

“Besoj do të gjejmë zgjidhje. Nëse Pacolli nuk i  bashkohet PAN-it, ai ka thënë se qëllimi ynë është vetëm për qeveri gjithëpërfshirëse dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për një të ardhme”, ka deklaruar Haradinaj, raporton “Zeri.info”

Haradinaj këto komente i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të saj për komunën e Ferizajt, Xhavit Zariqi. 

Image

Image

Image