A po dështon edhe seanca e nesërme e Kuvendit?

Aktuale August 23, 2017 - 12:06

Minimale janë gjasat që të mbahet séanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës, ku është planifikuar të zgjidhet kryeparlamentar Kadri Veseli, shkruan portali Zeri.info.

Kjo për faktin se AKR sot ka vendos mos ta mbështes koalicionin PAN, pavarësisht paralajmërimeve se ata tashmë kanë arritur marrëveshje për ndarjen e Ministrive.

Me statusin e fundit në “Facebook” të kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj mund të kuptohet se seanca e 24 gushtit me gjasë do të dështoj, pasi që siç ka shkruar ai nuk janë të interesuar për ta bërë një Qeveri jostabile dhe Kosova nuk duhet të mbetet peng i inateve dhe kalkulimeve.

Lexoni më poshtë statusin në “Facebook” të Ramush Haradinajt:

E para: zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë.

E dyta: jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.

E treta: nuk jemi aspak të interesuar që t'a bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t'i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe t'a zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve