Pacolli: AKR-ja kurrë me PAN-in

Aktuale August 23, 2017 - 11:14

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur të mos formojë qeverinë me PAN-in.

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka deklaruar për “Zërin” se nuk ka pasur e as nuk ka asnjë marrëveshje me PAN që të formojë qeverinë, raporton Zeri.info.

Pacolli ka thënë se AKR-ja është e interesuar për qeveri që formohet me shumicë shqiptare në parlament.

Si sekretar organizativ i partisë, ai ka thënë se qëndrimi i tij është koalicioni me LDK-në dhe mundësi marrëveshjeje me “Vetëvendosjen”.

“Qëndrimi im është koalicion me LDK-në edhe mundësi marrëveshjeje me VV-në”, ka thënë Pacolli për "Zërin"/ Zeri.info/

 

Image