Përfundon mbledhja e PDK-së, Veseli nuk zbulon emrat për kryetar komunash

Aktuale August 23, 2017 - 00:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka thënë në këto zgjedhje 80 për qind e kandidatëve të PDK-së, janë kandidatë të rijnë, të cilët për herë të par garojnë si kryetarë komunash, raporton “Zeri.info”.

“Sot në PDK kompletuam ekipin më të mirë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, një ekip i shkëlqyer i grave dhe burrave prej të cilëve PDK-ja vlerësohet si partia me e madhe. Ne kemi përzgjedhur për kryerat dhe asamblist të kuvendeve komunale, personalitete me vlera”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka thënë se PDK-ja po jep shembull duke garuar për kryetare komunash tri gra.

“Janë 80 për qind e numrit të përgjithshëm të nominuar nga PDK-ja të cilët do të garojnë për herë të parë. Në këto zgjedhje PDK-ja po jep shembullin me të mirë për fuqizimin e gruas, duke garuar tri zonja si kryetare komunash”, ka shtuar Veseli, raporton “Zeri.info”.

Gjatë kësaj konference Veseli nuk ka përmendur asnjë emër të kandidatëve për kryetarë komunash.

“Me 22 tetor PDK-ja do të triumfoj, ne kurrë nuk stepemi para sfidave, ne gjithmonë i mundim ato. Misioni ynë është i qartë, ne hyjmë në këto zgjedhje për të garantuar ecjen përpara të Kosovës. Ne do të fitojmë, do të fitoj Kosova”, ka përfunduar Veseli./ Zeri/.