Hoxhaj: Qeveria e re mund ta ndryshojë demarkacionin

Aktuale August 22, 2017 - 22:27

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet ta inicojë rishqyrtimin e demarkacionit dhe deri në fund të vitit do të ndodhë miratimi i tij.

Komentet deputeti i PAN-it i ka bërë në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’.

“Qeveria e re mund të krijojë një komision të ri dhe ta rivlerësojë demarkacionin. Mund t’i shohim edhe njëherë të gjitha dokumentet për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Kryeminsitri i ri duhet të vendosë nëse dëshiron ta ndërrojë apo jo ligjin për demarkacionin”, ka thënë Hoxhaj.

Ai beson se Pacolli do t’i bashkohet PAN-it dhe se në fund të dialogut me Serbinë, Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së.