Marrëdhëniet Serbi-Maqedoni, Vuçiq: Duhet ta mbrojmë fytyrën

Aktuale August 22, 2017 - 20:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se nuk ka asnjë arsye për shqetësim të madh për shkak të krizës në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Shkupit.

Ai theksoi se “duhet mbrojtur shtetin tonë dhe fytyrën e Serbisë”.

“Gjithsesi, gjërat ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë do të shkojnë në drejtim të mirë”, ka porositur Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.