Nuredin Lushtaku përkrah Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt

Aktuale August 22, 2017 - 19:38

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku ka thënë se e mirëpret kandidimin e Bekim Jasharit për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lushtaku tha për KALLXO.com se do ta mbështesë deri në fund djalin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit.

“E mirëpres kandidimin e Bekim Jasharit dhe e përkrahi atë deri në fund”, tha Lushtaku.

Megjithëse nuk është konfirmuar nga vet Jashari, dje gjatë ditës është raportuar se ai do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Skenderajit në zgjedhjet e 22 tetorit.

KALLXO.com ka provuar të marrë një qëndrim nga Partia Demokratike e Kosovës nëse do të ketë kandidat në këto zgjedhje por nuk ka marrë përgjigje.

As Lushtaku nuk ka dashur të komentojë mbi kandidaturën e mundshme të PDK-së për këtë pozitë.