Pse Vjosa Osmani nuk u kandidua për kryetare të Prishtinës?

Aktuale August 22, 2017 - 19:33

Lidhja Demokratike e Kosovës në mënyra unanime ishte pro kandidimit të Vjosa Osmanit për kryetare të Prishtinës, por Osmani e kishte refuzuar atë.

Agim Gashi asamblist i LDK-së në një bisedë për Insajderin ka treguar rreth garës brenda partisë për kandidatin për kryetarit të Prishtinës. Fillimisht Gashi ka treguar për tre të propozuarit nga nëndegët e Prishtinës.

“Në një garë të ngushtë përbrenda LDK-së Abrashi ka fituar votat e nevojshme me kryesi të partisë. Në garë ka qenë Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri ndërsa Hoti është tërheq ma vonë,  dhe në garë me Ismet Beqirin, Abrashi i ka fituar votat”, ka thënë Gashi.

Gashi më tutje për Insajderin ka thënë se fillimisht LDK në mënyrë unanime ishte pro kandidimit të Vjosa Osmanit për kryetare të Prishtinës, por ajo kishte refuzuar për shkak se dëshironte të vazhdonte si deputete në kuvend.

“Përndryshe ne të gjithë kemi qenë unanimisht për Vjosën por nuk ka dëshiruar të i kthehet komunës por të luaj rolin në nivel të parlamentit të Kosovës”, ka thënë Gashi.