Kurti e Ymeri heshtin për vdekjen e Bajram Rexhepit

Aktuale August 21, 2017 - 23:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe mandatari për formimin nga ky subjekt, Albin Kurti janë të vetmit nga partitë politike në Kosovë të cilët nuk kanë shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes se ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Dyshja e Vetëvendosjes nuk kanë postuar asgjë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe partia e tyre nuk ka lëshuar ndonjë komunikate për vdekjen e Rexhepit.

Në fakt nga Vetëvendosje kanë reaguar vetëm kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe deputeti Rexhep Selimi.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie ditën e nesërme.

Ish kryeministri i parë i Kosovës, vdiq sot në një nga spitalet në Turqi.

Ai ishte në gjendje kome qysh prej muajit prill. Magazina.al