Partitë ende s’kanë shlyer borxhet ndaj PZAP-së, nesër afati i fundit

Aktuale August 21, 2017 - 22:28

Ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin e listave për certifikim në KQZ për zgjedhjet lokale, kurse partitë parlamentarë ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Por, certifikimi i të gjitha partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit varet edhe nga shlyerja e borxheve që ato kanë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndonëse ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin e listave për certifikim në KQZ, partitë parlamentare ende nuk e kanë kryer një obligim të tillë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror Valmir Elezi, ka thënë se deri më tash listat i kanë dorëzuar 17 subjekte politike.

Por, certifikimi i të gjitha partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit varet edhe nga shlyerja e borxheve që ato kanë në PZAP. Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, ka thënë se deri sot tri partitë më të mëdha parlamentare nuk i kanë paguar gjobat.

Ai thotë se PAN ende i ka borxh PZAP-së rreth 70 mijë euro, po aq sa LAA, ndërsa Vetëvendosje rreth 60 mijë euro, raporton televizioni publik.

Sipas Deskut, subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP gjatë zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare të 11 qershorit, në bazë të vendimit të PZAP-së, kanë pasur afat për t’i paguar këto gjoba brenda 15 ditësh nga pranimi i vendimit nga subjektet politike. Ai shtoi se është e vetmja Lista Serbe e cila i ka kryer të gjitha obligimet ndaj PZAP-së, duke paguar shumën e gjobës prej 35 mijë eurosh.