Bajram Rexhepi kishte punuar si mjek edhe në ditën kur ishte zgjedhur kryeministër

Aktuale August 21, 2017 - 18:11

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka rrëfyer në Info Magazine të Klan Kosovës se si ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, kishte punuar si kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit në të njejtën ditë kur ishte zgjedhur Kryeministër i Kosovës.

Syla i cili atëbotë kishte qenë gazetar në terren, dhe kishte përcjellë nga afër ngjarjet politike, kujtoi po ashtu gatishmërinë e tij për t’iu dhënë gjithmonë përgjigje gazetarëve.

“Në momentin kur është zgjedhur kryeministër, ky ka qenë në punë në Shtëpinë e Shëndetit”, tha Syla.

Ai tha se e kishte thirrur në telefon duke e pyetur nëse e dinte se çfarë kishte ndodhur, dhe thotë se edhe pse Rexhepi mund ta ketë pasur idenë se çfarë kishte ngjarë, ajo që vlen të theksohet është se ai kishte pranuar që të punojë atë natë.