Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Aktuale August 21, 2017 - 15:03

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Dardania”,respektivisht banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga  “Kurrizi”, deri te nën kalimi), se për shkak të punimeve teknike që do të bëhen nesër me 22 gusht 2017, në rrugën “Idriz Gjilani”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

KUR “Prishtina”, sh.a është e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët  e zonës së lartë përmendur.