Stavileci: PDK-ja do t’i kthejë komunat e mëdha

Aktuale August 20, 2017 - 23:18

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i rikthejë komunat e mëdha në zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë për Epoka  e Re se për ta bërë këtë synim realitet më 22 tetor, kjo parti është mobilizuar si asnjëherë më parë.

Stavileci ka treguar se kandidatët nga PDK-ja, të cilët do të bëhen publikë brenda dy ditësh, do të jenë rikonfirmime të fuqishme, promovime figurash të dëshmuara, përfshirje personalitetesh të njohura, si dhe inkuadrime profilesh nga shoqëria civile.