Pas pritjes së gjatë, nisen ‘haxhinjtë’ kosovarë për në Mekë

Aktuale August 20, 2017 - 20:04

Pas më shumë se 20 orë pritje, kosovarët që kanë planifikuar të shkojnë në haxh, janë nisur nga Prishtina.

Lajmin për nisjen e tyre e ka konfirmuar për klanksoova.tv, Koordinatori për fluturime në aeroportin “Adem Jashari, Driton Hyseni.

220 ‘haxhinjtë’ tek në orën 16:39 janë nisur këtë të diel nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Fluturimi i tyre ishte planifikuar të bëhej të shtunën në orën 21:00, por që kishte dështuar fluturimi dhe ata kanë mbetur deri tash brenda aeroportit.