Ky është kandidati i AAK-së për komunën e Dardanës

Aktuale August 20, 2017 - 19:45

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur për kandidatin e zgjedhjet e tetorit në komunën e Dardanës.

Faton Jakupi është kandidati i zgjedhur nga AAK për zgjedhjet lokale.

Konfirmimin e tij për kandidim e ka bërë vetë Jakupi përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

20.08.2017 Të nderuar familjarë,miq dhe qytetarë të komunës së Dardanës, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega Dardanë me votim unanim ma dha besimin për të kandiduar për Kryetar të Dardanës në zgjedhjet e 22 Tetorit!

Të gatshëm për të marrë përgjegjësi

Na priftë e mbara, Me respekt , Faton Jakupi

Image