Edhe 4 ditë kalon afati, partitë me mijëra euro borxh PZAP'it

Aktuale August 19, 2017 - 23:03

Partitë politike ende nuk kanë shlyer borxhin për shkeljet që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Shuma që duhet paguar është 348,900,00 euro, shumë kjo e cila nëse nuk shlyhet atëherë, partitë nuk mund të certifikohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Mulë Desku,  kryeshef i Sekretariatit në PZAP, për Indeksonline ka thënë se deri me tani vetëm koalicioni PDK-AAK-NISMA ka paguar gjysmën e borxhit dhe subjekti politik Lista Serbe. Ndërsa, partitë tjera ende nuk i kanë shlyer  borxhet ndaj PZAP’it.

“Për Zgjedhjet e Parakohshme  të mbajtura me 11 qershor  2017, PZAP-i ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike te cilat kane shkelur kodin e mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatet te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në shume prej 348,900.00 euro. Deri metani koalicioni PDK-AAK-NISMA ka pagur shumën prej 81,917.00 euro ndërsa kane mbetur pa i paguar edhe 76,083.00 euro. Subjekti politik Lista Serbe e ka paguar ne tersi borxhin në shumë prej 35,600.00 euro. Subjektet tjera politike ende nuk i kane paguar borxhet e tyre” ka thënë Desku.

E koha që ju ka mbete partive për të shlyer këtë borxh është deri me 22 gusht, pasi më këtë datë, subjektet politike do të mund të aplikojnë për të marr pjesë në zgjedhje.

 “Te gjitha subjektet politike nëse dëshirojnë te certifikohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 22 tetorit 2017, kanë afat që këto gjoba ti paguajnë deri me 22 gusht 2017 pasi qe deri me këtë datë mund te aplikojnë për tu certifikuar për te marre pjesë  në zgjedhjet e 22 tetorit 2017” ka shtuar Desku.

Këto borxhe nga PZAP janë shqiptuar në zgjedhjet e 11 qershorit ndaj partive të cilat kanë thyer kodin e mirësjelljes.