Mustafa: Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat

Aktuale August 18, 2017 - 18:06

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, një herësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar ashpër Listës Serbe.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Mustafës, qeveria e Kosovës nuk bëhet me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,

Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin.

Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë.

LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën. IM