Në Serbinë thonë se Pacolli po i jep milionat Trump-it që Serbia ta njoh Kosovën!

Aktuale August 18, 2017 - 17:28

Gazeta “Blic” e Serbisë vazhdon të propagandojë ulët kundër Kosovës dhe liderëve të saj. Në numrin e sotëm, “Blic” merret me Behgjet Pacollin, liderin e AKR-së dhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Kjo gazetë shkruan se presidenti Trump merr miliona nga shqiptarët për t’i bërë presion Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptari më i pasur, Behgjet Pacolli është financuesi kryesor i Shqipërisë së Madhe dhe nuk kursen mjete që të lobojë në të gjithë boton, respektivisht në Amerikë, për pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.

Tutje po në këtë shkrim, kjo gazetë përmend edhe takimet që Vuçiq, presidenti i Serbisë, do të ketë me Erdoganin, nënpresidentin Pence dhe presidentin Trump. 

Image