Vandalët shkatërrojnë përsëri një pjesë të parkut të ri në Prishtinë (FOTO)

Aktuale August 18, 2017 - 17:28

Parku i ri në Prishtinë, i ndërtuar para pak ditësh tek salla 1 Tetori në Prishtinë, që u dëmtua pjesërisht ditë më parë, është shkatërruar përsëri në një pjesë – saktësisht tek tualeti publik.

Për shkatërrimin e dyerve të tualetit ka reaguar nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.

“Megjithatë ekipet e Komunës intervenuan dhe u rregulluan dyert, dhe përsëri u funksionalizua tualeti”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

“Prishtina nuk mund të shkatërrohet”, shkruan ai, “as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që t’i kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim”.

Image

Image