Ja çfarë shkroi Ramë Buja në letrën e dorëheqjes së tij nga PDK-ja

Aktuale August 18, 2017 - 16:20

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDK-së e ka dorëzuar një letër dorëheqje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Lajmi.net ka siguruar letrën e dorëheqjes.

Në letër nder tjerash thuhet se “Degardimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e ç’orjentojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën unë kam humbur përfundimisht”.

Dy ditë më parë nga PDK-ja është larguar edhe vëllai i tij, Shukri Buja. 

Image