Ramë Buja tregon se a do t’i bashkohet ndonjë partie pas dorëheqjes nga PDK

Aktuale August 18, 2017 - 15:51

Ramë Buja ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së, këtë të premte.

Dorëheqja e tij nga partia që drejton Kadri Veseli, vjen vetëm një ditë pasa asaj të Shukri Bujës, vëllait të tij – i cili u bashkua me Nismën në të njëjtën ditë.

Por kështu, thotë se nuk do të veprojë Ramë Buja.

“Nuk do t’i bashkohem asnjë partie politike”, ka deklaruar shkurt Buja për klankosova.tv.

“Të gjitha arsyet i kam dhënë në letrën e dorëheqjes dhe nuk kam çka të shtojë më tej”, ka përfunduar ai.