Pas ndalimit flet Shpend Ahmeti, tregon se kur kthehet në Kosovë

Aktuale August 18, 2017 - 12:03

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë është ndaluar nga policia italiane në Aeroportin e Milanos.

Arsyeja e ndalesës, sipas vetë Ahmetit ka të bëjë me verifikimin e emrit të tij pasi që siç duket në sistemin e Schengen është edhe një person me emër të tillë që po kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Kryetari Ahmeti ende po vazhdon të qëndroj në Aeroportin e Milanos deri në përfundimin e procedurave, ku pastaj do të niset për në Kosovë.

I kontaktuar nga Telegrafi, Shpend Ahmeti ka treguar se sot do të kthehet në Kosovë.

“Siç kam thënë kthehem sot”, ka thënë shkurt Ahmeti.