Haxhiu thotë se nëse nuk do të arrij ‘të blej’ deputetë PAN-i do tallet prapë

Aktuale August 16, 2017 - 12:32

Në takimin konsulatitv që e ka thirrur LAA-ja për ta shikuar mundësin e daljes nga kriza, deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu tha se PAN-i po tallet me vendin, raporton "Zeri.info".

"Po e shpreh shqetësimin për talljet e koalicionit PAN, nëse nuk arrijnë me i ble deputetet do tallen njësoj" tha ajo.

Ajo tha se koalicioni PAN nuk po e respekton kushtetutën e Kosovës.

"Koalicioni PAN, nuk po e respektojnë vet kushtetutën e Kosovës'' u shpreh Haxhiu

"Zvarritja e institucioneve është në dëm të vendit dhe kjo nuk i konvenon interesave të qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu po i shërben manovrave të koalicionit PAN”, tha deputetja e Vetëvendosjes.

Sipas saj kjo situatë është humbje kohe, si pasoj e veprimeve të papërgjegjshme të koalicionit PAN./Zeri/.