Lista Serbe: PAN-i ka të drejtë të emërojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Aktuale August 16, 2017 - 11:12

Përfaqësuesi i Listës Srpska, Sllavko Simiq në takimin konsultativ ka thënë se është e drejtë e këtij takimi që të caktojë se kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive, më 17, 18 ose 24 gusht.

Megjithatë, ai ka thënë se është e drejtë e PAN-it që të japë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Simiq ka theksuar se Lista që ai përfaqëson nuk është për bllokimin e punës së Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.