Mikullovci ua dërgon edhe zyrtarisht ftesën partive për konsultim

Aktuale August 14, 2017 - 15:32

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka dërguar zyrtarisht ftesën për takimin konsultativ.

Mikullovci ka caktuar takimin konsultativ më datë 16, ditë e mërkurë në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim u caktua pasi për të pestën herë, sot u zhvillua vazhdimi i seancës konstitutive me mungesë të kuorumit, i cili përsëri dështoi.

Në takimin konsultativ të së mërkurës, do të marrin pjesë koalicioni PAN, koalicioni LAA, por nuk do të marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Image