Deputeti i VV'së i përgjigjet AAK'së: Tregoni çfarë i premtuat Lista Srpska's

Aktuale August 14, 2017 - 15:02

Fjalimi i deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi i thënë sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ngjalli debat dhe reagime.

Ishe pikërisht fjalia “Haradinaj është i gatshëm t’i bie në gjunjë Listës Serbe dhe kriminelit ordiner Ukë Rugovës për të ruajtur edhe nja dy vjet krimin e vet”, ajo që nxiti edhe reagimin AAK-së.

Kjo e fundit përmes një komunikate për media theksoi se “kakarisjet” e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar, pasi që nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum.

““ Listën Serbe“, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

E ndërkohë Krasniqi i është kundërpërgjigjur AAK’së, duke i kërkuar të tregojë se çfarë i premtoi Listës Serbe për mbështetjen që po ua jep.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Mbase njëmend AAK nuk na e solli Listen Srpska ne Kuvend (ate e sollen partneret e saj te koalicionit te krimit). Por AAK pat kerkuar ne fillim te ketij viti qe Lista Srpska te shpallet nongrata dhe te perjashtohet nga Qeveria. Cka ndodhi tash që u bënë bashkë?!
Në vend qe me be deklarata qesharake dhe me shpifje, le t'na tregon AAK se cka i premtoi Listes Srpska per mbeshtetjen qe po ua jep?!