PDK krahason punën e Shpend Ahmetit me atë të Erion Veliajt (Video)

Aktuale August 14, 2017 - 14:29

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka publikuar një video përmes së cilës ka krahasuar punën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje me punën dhe projektet e shumta që ka realizuar homologu I tij, kryetari I Tiranës, Erion Veliaj.  

PDK e ka akuzuar Ahmetin për dembel I cili sipas tyre nuk ka punuar për interesa të qytetarëve duke dështuar të menaxhoj 100 milionë euro buxhet, duke u marrë me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes.   

“Erion Veliaj vs Shpend Ahmeti. Qytetarët e Prishtinës po i vuajnë pasojat e dembelisë dhe mospunës së Shpend Ahmetit. Me mbi 100 milionë euro të humbura, mbi 30 milionë euro humbje nga të hyrat vetanake dhe mbi 75 milionë euro të pa investuara te projektet kapitale, Prishtina do të mund të rregullohej si Tirana. Shpërndajeni!”, ka shkruar dega e PDK në Prishtinë, në faqen e Facebookut.