Rexhep Selimi ka një porosi për PAN-in

Aktuale August 14, 2017 - 12:08

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, edhe një herë i ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrin pjesë në Kuvend dhe t’i formojnë institucionet.

"Kaluam dy muaj nga zgjedhjet dhe ende nuk arritëm t’i bëjmë institucionet. Thërras kolegët deputet të vijne  dhe t’i formojnë institucionet. Pyetja i kanë apo si kanë numrat po vazhdon por nëse i kanë le të vijne, edhe nëse si kanë prapë le të vijnë sepse asnjë vend nuk mund ta zëvendësoi Kuvendin", ka thënë ai./Zëri.