Djali i Hamëz Jasharit, del kundër Sami Lushtakut

Aktuale August 14, 2017 - 11:50

 

Zhvillime interesante pritet të ndodhin në degën e PDK-së në Komunën e Skënderajt. Tash kur zgjedhjet po ofrohen, shtohen edhe më shumë ambicjet politike të individëve për të udhëhequr me këtë komunë; deri tash bastion i PDK-së.

Kryetari aktual,Sami Lushtaku, edhe pse është deklaruar kundër rikandidimit, tash po mendon sërish t’i futet gares për një mandat të ri, shkruan Magazina.al.

Por kusheriri i tij, Nuredin Lushtaku këmbëngulë që ai të jetë kandidat pasi këshu ka qenë marrëveshja mes tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Këmbëngulja e Nuredinit, bazohet shumë edhe në mbështetjen e fortë që atij i ka dhënë  Bekim Jashari, djali i heroit kombëtar, Hamëz Jashari.

Një një intervistë ekskluzive për Magazina.al, Bekim Jashari ka konfimruar mbështetjen dhe simpatinë që ka për Nuredin Lushtakun për kryetar të Skënderaj. “Unë i kam miq të dy ; Saminë dhe Nuren. Por mendoj se Skënderaj ka nevojë për ndryshime”, ka thënë Jashari për Magazina.al, duke treguar se është një marrëveshje e mëhershme që Nuredin Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune.

“Këtë punën e kandidimit për krytar të Skënderajt për Nuredin Lushtakun e dinë krejt Skënderaj që 6 muaj dhe e kanë mirëpritë të gjithë kandidimin e tij. Edhe vet kam qenë dhe jam dakort për Nurën. Dhe ta them sinqerisht që Skenderaj ka shum nevojë për këtë ndryshim”, ka thënë Bekim Jashari.

Ky i fundit beson se PDK-ja në qendër nuk do të kandidojë njerëz pa vullnetin e qytetarëve, ndryshe Kadri Veseli, sipas Jasharit, do të gabojë.

“Krejt në fund unë nuk besoj që as Partitë e Qendrës të kandidojnë njerëz të tillë pa deshirën e vet qytetarëve të qytetit tyre. E në rastin konkret nuk ish dashtë as Veseli të bëjë ndryshe”, ka thënë Jashari për Magazina.al

Mbështejta që Familja Jashari ofron për një kandidat ka domëthenie të madhe, mbase mund të jetë tregues për një fitore bindëse duke pasur parasyshë ndikimin dhe respektin që ka kjo familje jo vetëm në Drenicë, por gjithandej ku ka shqiptarë. Magazina.al