Arben Gashi jep propozimin e tij si të dilet nga kriza

Aktuale August 14, 2017 - 11:40

Arben Gashi, deputet i koalicionit LAA, ka dënuar mosardhjen e koalicionit PAN por edhe ka dënuar gjuhën e përdorur nga deputetët në këtë sallë ku mungon koalicioni PAN.

"Ne duhet të dergojme mesazhe të qarta për shoqërine që po ndërtojmë.Gjuha që përdorim ne duhet të jetë e kujdesshme . Elementi kryesor që na bashkon ketu është se jemi përfaqësues të popullit", tha ai.

Më tuje, Gashi tha se duhet të gjendet nje zgjidhje ose te shkohet në zgjedhje. Ai propozoi që edhe pa koalicionin PAN ti zgjedhin nënkryetarët e Kuvendit.

"Ata qe svinë në Kuvend kanë humbur sensin, por ata se kanë të drejtën e bllokimit të instituicioneve. Duhet të vine dhe ta propozojnë kandidatin sepse jemi në situatë të bllokuar dhe duhet të gjejme një zgjidhje. Duhet ti zgjedhim nënkryetarët dhe të vazhdojme", ka thënë ai. Në fund, Gashi ka thënë se PAN-I nuk do të mund ta blejsë askënd pasi që Kuvendi nuk është vend ku shiten dhe blihen njerëz. “Askënd nuk do të mund ta blejë. Nëse do të mund ta blinte deri më sot dikë do ta bënte. Akush nuk shitet dhe askush nuk blihet këtu. PAN-i nuk mund ta blejë askënd” , ka thënë më tej ai.